Demoloi ambientet e qendrës së ndalimit në Kamenicë, i dyshuari transferohet në një dhomë tjetër
Një i dyshuar ka dëmtuar ambientet e qendrës së ndalimit në Kamenicë, duke bërë që ndaj tij të iniciohet edhe një rast i ri. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, “i dyshuari deri sa ka qenë në qendrën e ndalimit ka filluar të demolojë rrethojat e dritareve të metalta nga brenda.” Policia njofton se…
Lajme
Një i dyshuar ka dëmtuar ambientet e qendrës së ndalimit në Kamenicë, duke bërë që ndaj tij të iniciohet edhe një rast i ri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, “i dyshuari deri sa ka qenë në qendrën e ndalimit ka filluar të demolojë rrethojat e dritareve të metalta nga brenda.”
Policia njofton se “nga zyrtarët policorë të dyshuarit i janë vendosur prangat dhe është dërguar në një dhomë tjetër të mbajtjes.”
Me konsultim të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”, thuhet në raportin policor. /Lajmi.net/