Bixhoz me letra në një lokal në Prishtinë, intervistohet pronari dhe shtatë dëshmitarë
Një lokal në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë është bastisur nga Policia e Kosovës, ku janë hasur disa persona duke luajtur bixhoz me letra. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë bastisjes “janë hasur disa persona duke luajtur me letra bixhozi dhe në një tavolinë ka pasur edhe para të gatshme në vlerë 205…
Lajme
Një lokal në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë është bastisur nga Policia e Kosovës, ku janë hasur disa persona duke luajtur bixhoz me letra.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë bastisjes “janë hasur disa persona duke luajtur me letra bixhozi dhe në një tavolinë ka pasur edhe para të gatshme në vlerë 205 euro.”
Në lidhje me rastin, shtatë persona janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa pronari i lokalit është intervistuar si i dyshuar.
“Me urdhër të prokurorit paratë dhe letrat janë sekuestruar, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor. /Lajmi.net/