Arrestohet në Prishtinë, dyshohet se tentoi të hynte për të vjedhur në një shtëpi
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi u kap nga policia duke tentuar të hynte në një shtëpi për të kryer vjedhje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje. Policia njofton se “është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nga njësiti policor është hasur duke tentuar të hyjë për…
Lajme
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi u kap nga policia duke tentuar të hynte në një shtëpi për të kryer vjedhje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje.
Policia njofton se “është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nga njësiti policor është hasur duke tentuar të hyjë për të vjedhur në shtëpinë e ankuesit.”
Pas procedurave policore, “pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/