Spahiu: Pa një aleat të fuqishëm, siguria afatgjatë e Kosovës mund të rrezikohet
Ish-ambasadori i Kosovës në Uashington, Avni Spahiu, ka deklaruar se siguria afatgjatë e Kosovës mund të rrezikohet në mungesë të një aleati të fuqishëm ndërkombëtar. Në emisionin “Info Magazine”, ai përmendi rëndësinë e pozicionimit gjeostrategjik të Kosovës dhe raportit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Pra po themi që në këtë moment Evropa po ballafaqohet dhe…
Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Uashington, Avni Spahiu, ka deklaruar se siguria afatgjatë e Kosovës mund të rrezikohet në mungesë të një aleati të fuqishëm ndërkombëtar.
Në emisionin “Info Magazine”, ai përmendi rëndësinë e pozicionimit gjeostrategjik të Kosovës dhe raportit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Pra po themi që në këtë moment Evropa po ballafaqohet dhe bota përgjithësisht me shumë kriza dhe me një mungesë sigurie, dhe kjo është para së gjithash. Tash duhet ta kemi ndërmend ne si Kosovë që të shohim pozicionin tonë gjeostrategjik dhe miqësinë tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pa një mbështetës të fuqishëm, siguria e Kosovës në planin afatgjatë mund të jetë e rrezikuar. Domethënë ne duhet të qëndrojmë bashkë me Amerikën, madje edhe në kërkesat që ka Amerika ndaj nesh”, deklaroi Spahiu në Klan Kosova.