Policia “godet” prerjen e paligjshme të pyjeve në Kaçanik, konfiskohen tri motosharra

Policia e Kosovës ka ndërmarrë aksion në kuadër të planit operacional “Mbrojtja e Pyjeve 2026”, duke trajtuar një rast të vjedhjes së pyllit në rajonin e Kaçanikut. Sipas njoftimit, njësitet policore kanë hasur një automjet pikap me targa vendore, ku një person i dyshuar ishte duke prerë dru me motosharre dhe duke i përgatitur për…

Lajme

04/07/2026 21:56

Policia e Kosovës ka ndërmarrë aksion në kuadër të planit operacional “Mbrojtja e Pyjeve 2026”, duke trajtuar një rast të vjedhjes së pyllit në rajonin e Kaçanikut.

Sipas njoftimit, njësitet policore kanë hasur një automjet pikap me targa vendore, ku një person i dyshuar ishte duke prerë dru me motosharre dhe duke i përgatitur për transport, raporton lajmi.net

Me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Vjedhje e pyllit”, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Automjeti është liruar, ndërsa motosharra është konfiskuar.

Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia ka identifikuar edhe dy automjete të tjera pikap me targa vendore, drejtuesit e të cilëve posedonin motosharra.

Edhe në këto raste automjetet janë liruar, ndërsa tri motosharrat janë konfiskuar nga autoritetet.

Përveç kësaj, ndaj drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar gjoba kundërvajtëse për drejtim të automjeteve me regjistrim të skaduar./Lajmi.net/