Përfundojnë punimet në rrugën e re në Obiliq, nis asfaltimi i segmentit final

Punimet në projektin rrugor që po realizohet në Obiliq, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Obiliqit, po i afrohen fazës përfundimtare. Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, së bashku me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, kanë inspektuar nga afër ecurinë e…

Lajme

04/07/2026 17:27

Punimet në projektin rrugor që po realizohet në Obiliq, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Obiliqit, po i afrohen fazës përfundimtare.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, së bashku me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, kanë inspektuar nga afër ecurinë e punimeve, ndërsa sot ka nisur asfaltimi i segmentit rrugor prej 450 metrash me gjerësi 10 metra.

Sipas Ministrisë, projekti ka një vlerë prej 456 mijë eurosh dhe përfshin ndërtimin e 1.080 metrave rrugë të re, si dhe trotuareve dhe shtegut për biçikleta.

Me realizimin e këtij projekti pritet të përmirësohen kushtet e qarkullimit dhe siguria për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, përfshirë automjetet, këmbësorët dhe çiklistët./Lajmi.net/