Arrestohet 28-vjeçari i dyshuar për shantazhimin e një të miture me fotografi në rrjete sociale

Një 28-vjeçar me inicialet R.GJ. është arrestuar në një pikëkalim kufitar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “shtrëngim”. Policia tha se hetuesit e stacionit policor në Ferizaj e kanë arrestuar atë pasi dyshuan për këtë vepër dhe se rasti është iniciuar më 26.06.2026 “pasi ishte raportuar se një person, duke përdorur llogari me emra…

Lajme

04/07/2026 17:07

Një 28-vjeçar me inicialet R.GJ. është arrestuar në një pikëkalim kufitar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “shtrëngim”.

Policia tha se hetuesit e stacionit policor në Ferizaj e kanë arrestuar atë pasi dyshuan për këtë vepër dhe se rasti është iniciuar më 26.06.2026 “pasi ishte raportuar se një person, duke përdorur llogari me emra të rremë në rrjetet sociale, kishte komunikuar me një të mitur dhe e kishte kanosur me publikimin e fotografive”.

“Pas veprimeve intensive hetimore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin me inicialet R.Gj., 28 vjeç. I dyshuari është arrestuar sot, më 04.07.2026, në një pikëkalim kufitar. Pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, tha policia.

Ajo shtoi se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.