Aksident në “Ibrahim Rugova”, tetë të lënduar mes tyre edhe një grua shtatzënë – kjo është gjendja e tyre
Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë gjashtë automjete. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, të lënduarit fillimisht janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Shefi i emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti,…
Lajme
Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë gjashtë automjete.
Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, të lënduarit fillimisht janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.
Shefi i emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, ka konfirmuar për Klankosova.tv se shtatë prej të lënduarve janë pranuar në emergjencë dhe u janë kryer ekzaminimet e nevojshme.
“Sot rreth orës 8:30 në Emergjencë janë sjellë 7 të lënduar në aksident trafiku që ka ndodhur në autostradë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, janë konsultuar specialistët sipas lëndimeve që kanë pasur. Në gjendje të përmirësuar janë liruar në shtëpi”, ka deklaruar Veçgishti.
Raportohet se në mesin e të lënduarve ka qenë edhe një grua shtatzënë, e cila po ashtu pas trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me shkakun e aksidentit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente./lajmi.net/