Shahini: Nëse Kosova nuk e pranon gazin amerikan do të ishte goditje për qytetarët, bizneset, prodhuesit dhe krejt shtetin!

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka folur në lidhje me refuzimit e projektit të gazit amerikan. Shahini tha se si AKB po e shohin me shqetësim të thellë mos-gadishmërinë e institucioneve shtetërore për gazin amerikan. Ai potencoi se aty ‘ ku janë investimet amerikane aty ka edhe siguri më të madhe’. “Aleanca…

Lajme

04/07/2026 11:34

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka folur në lidhje me refuzimit e projektit të gazit amerikan.

Shahini tha se si AKB po e shohin me shqetësim të thellë mos-gadishmërinë e institucioneve shtetërore për gazin amerikan.

Ai potencoi se aty ‘ ku janë investimet amerikane aty ka edhe siguri më të madhe’.

“Aleanca Kosovare e Biznesit me shqetësim të thellë është duke e përcjellë jo-gadishmërinë e institucioneve shtetërore të Kosovës për gazin amerikan i cili është një mundësi e re, një mundësi që ne me këtë do të krijojmë një partneritet në raporte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një fazë të re strategjike. Por gazi është një nga energjitë e lira që sot përdoren në vende të ndryshme të botës për industri të rëndë, tregtare, prodhuese por edhe për ngrohje dhe nxemje të qytetarëve. Prandaj Kosova është i vetmi shtet në Evropë që nxemjen e ka alternativën e parë me energji elektrike. Kjo do të ishte shumë më lirë. Tashmë krijimi i partneritetit me SHBA-të vazhdimisht ka tregu një gadishmëri të madhe por së fundmi Aleanca e vlerëson me komunitetin e biznesit , bashkarisht me t’a që krijimi i këtij projekti të ri, këtyre raporteve të reja që po kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës por që jep siguri energjitike jep siguri edhe territoriale, kombëtare sepse aty ku janë investimet amerikane aty ka edhe siguri më të madhe. Pavarësisht se Bondsteel-i është një nga bazat e dyta në Evropë më të mëdha, Kosova do të duhej të ndërtoj centralin më të madh për energji, gaz amerikan, në mënyrë që qytetarët të kenë alternativ tjetër, jo vetëm energjinë elektrike për ngrohje, jo vetëm energjinë elektrike për prodhim por të kenë gazin e lëngshëm amerikan. Në të kaluarën industria prodhuese në Kosovë ka përdorur ‘propan-butanin’ por tani ka ndryshu teknologjia dhe kërkon gazin e lëngshëm që e kanë tashmë SHBA-të” deklaroi Shahini.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se nëse Kosova nuk e pranon projektin e gazit amerikan do të ishte goditje për qytetarët, bizneset, prodhuesit e vendit dhe vetë shtetin e Kosovës.

“Nëse Kosova nuk e pranon këtë projekt së pari do të humbin të gjithë qytetarët alternativën më të lirë për energji elekrike, energji të nxemjes për podhim, industri….kjo do të ishte goditje për qytetarët e Kosovës, bizneset dhe prodhuesit e vendit, së dyti kjo do të ishte goditje për shtetin e Kosovës e cila nuk mund të kalojë pa u sanksionuar në forma të ndryshme. Prandaj çdo ofertë që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne duhet t’a pranojmë pa hezitim. Gazi amerikan është një ofertë e lehtë, jo e kushtueshme por është e pranueshme për të gjithë konsumatorët, qytetarët, bizneset dhe të gjithë tatim-paguesit e Kosovës që do të pagujnë më pak energji për shkak se do të kemi gazin amerikan këtu apo çfarëdo gazi që do të jetë. Dua të theksoj se lobi kundër gazit amerikan dhe kundër ngritjes së kapaciteteve të energjisë elektrike në Kosovës ekziston që nga paslufta. Janë disa njerëz, lobista këtu që mbrojnë interesin e kompanive tregtare, energjitike që janë edhe sot, dhe ata janë duke lobuar vazhdimisht kundër gazit” deklaroi Shahini për ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.