Leposaviq: Sulmoi bashkëshorten, policia i gjen të dyshuarit armë dhe pajisje me emblemën e Policisë së Kosovës
Një person është shoqëruar në stacionin policor në Leposaviq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 korrik, rreth orës 11:20, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore,…
Lajme
Një person është shoqëruar në stacionin policor në Leposaviq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 korrik, rreth orës 11:20, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore, si dhe një uniformë dhe pajisje të ndryshme me emblemën e Policisë së Kosovës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa po hetohet për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Raporti i plotë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE&DHUNË NË FAMILJE
Leposaviq 03.07.2026, 11:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë (pushkë ajrore), si dhe uniformë dhe pajisje të ndryshme me emblemë të Policisë së Kosovës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
/lajmi.net/