Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për përfshirje në rast të armëve të gjetura në një autobus në Hungari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për përfshirje në një rast që lidhet me importin, eksportin dhe furnizimin e paautorizuar të armëve. Sipas raportit policor, një ankues ka njoftuar se më 1 korrik 2026, në autobusin e tij, i cili ishte ndaluar në Hungari, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar tri…

Lajme

04/07/2026 09:27

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për përfshirje në një rast që lidhet me importin, eksportin dhe furnizimin e paautorizuar të armëve.

Sipas raportit policor, një ankues ka njoftuar se më 1 korrik 2026, në autobusin e tij, i cili ishte ndaluar në Hungari, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta të fshehura, transmeton lajmi.net.

Lidhur me rastin, më 3 korrik është arrestuar një i dyshuar. Me urdhër të prokurorit është kryer kontroll në shtëpinë e tij, ndërsa pas intervistimit ai është dërguar në mbajtje.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Raporti i plotë:

IMPORT, EKSPORT FURNIZIM I PAAUTORIZUAR I ARMËVE

Prishtinë 01.07.2026-05:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se me 01.07.2026 në autobusin e tij të ndaluar në Hungari,  janë gjetur dhe sekuestruar  tri pistoleta  të fshehura. Me 03.07.2026  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit,  është kontrolluar shtëpia  e tij,  pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/