Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë

Çmimet e derivateve në Kosovë vazhdojnë të rriten, pavarësisht se situata në Ngushticën e Hormuzit po stabilizohet. Sipas vendimit të publikuar sot nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), çmimi maksimal i naftës është rritur për një cent, transmeton lajmi.net. Nga 1.40 euro për litër sa ishte dje, sot çmimi maksimal i naftës…

Lajme

04/07/2026 09:16

Çmimet e derivateve në Kosovë vazhdojnë të rriten, pavarësisht se situata në Ngushticën e Hormuzit po stabilizohet.

Sipas vendimit të publikuar sot nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), çmimi maksimal i naftës është rritur për një cent, transmeton lajmi.net.

Nga 1.40 euro për litër sa ishte dje, sot çmimi maksimal i naftës është 1.41 euro për litër.

Rritje prej një centi ka shënuar edhe benzina. Nga 1.35 euro për litër, çmimi maksimal është rritur në 1.36 euro.

Ndërkohë, i vetmi derivat që ka shënuar ulje është gazi. Çmimi maksimal për një litër ka rënë nga 0.66 euro në 0.64 euro./lajmi.net/