SHBA shënon sot 250-vjetorin e Ditës së Pavarësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot Ditën e Pavarësisë, një nga festat më të rëndësishme kombëtare, e cila këtë vit përkon me 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 4 korrik 1776 u miratua Deklarata e Pavarësisë, dokumenti historik me të cilin 13 kolonitë britanike në Amerikën e Veriut shpallën ndarjen nga Mbretëria e Bashkuar,…

Bota

04/07/2026 08:29

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot Ditën e Pavarësisë, një nga festat më të rëndësishme kombëtare, e cila këtë vit përkon me 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Më 4 korrik 1776 u miratua Deklarata e Pavarësisë, dokumenti historik me të cilin 13 kolonitë britanike në Amerikën e Veriut shpallën ndarjen nga Mbretëria e Bashkuar, duke hedhur themelet e krijimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton lajmi.net.

Njëmbëdhjetë vjet më vonë, në vitin 1787, u nënshkrua Kushtetuta e SHBA-së, e cila përcaktoi organizimin e shtetit dhe ndarjen e pushtetit në tri degë: ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore, të përfaqësuara nga Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Në mbarë Shtetet e Bashkuara, 4 Korriku kremtohet me parada, aktivitete festive, tubime familjare dhe shfaqje spektakolare të fishekzjarrëve, që përmbyllin festimet tradicionale të kësaj dite historike./lajmi.net/