Të shtunën mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 25 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të shtunën vendi do të mbizotërohet nga mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të pakta lokale. Sipas parashikimit të institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 22 deri në 25 gradë Celsius, transmeton…
Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të shtunën vendi do të mbizotërohet nga mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të pakta lokale.
Sipas parashikimit të institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 22 deri në 25 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.
IHMK bën të ditur se gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.
Kushtet e motit pritet të jenë të favorshme për aktivitetet në natyrë, me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës./lajmi.net/