Misetic i reagon Avokatit të Popullit të Speciales pasi foli për “pavarësi” në kryerjen e detyrave: Në 6 vjet s’keni kontaktuar fare avokatët e Thaçit

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic, i ka reaguar Avokatit të Popullit të Gjykatë Speciale, Pietro Spera, pasi ky i fundit përmes një video të publikuar sot ka treguar për punën e tij rreth mbikëqyrjes së hapësirave të paraburgimit. Spera gjithashtu ka thënë se gjatë punës së tij iu ka ofruar edhe takime privat…

Lajme

03/07/2026 16:37

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic, i ka reaguar Avokatit të Popullit të Gjykatë Speciale, Pietro Spera, pasi ky i fundit përmes një video të publikuar sot ka treguar për punën e tij rreth mbikëqyrjes së hapësirave të paraburgimit. Spera gjithashtu ka thënë se gjatë punës së tij iu ka ofruar edhe takime privat e konfidenciale të paraburgosurve, megjithatë sipas tij, disa kanë pranuar ta takojnë, disa jo.

Misetic në profilin e tij në “X” ka thënë se përderisa Avokati i Popullit të Speciales flet për mandatin e tij “të pavarur për të monitoruar dhe për të mbrojtur të drejtat fundamentale të të akuzuarve”, i njëjti asnjëherë në gjashtë vite nuk e ka kontaktuar asnjë prej avokatëve mbrojtës të Hashim Thaçit.

Tutje Misetic, përmed Avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, duke thënë se Qelaj është interesuar në mënyrë aktive dhe e ka kontaktuar në vazhdimësi.

“Ndërsa Avokati i Popullit i DHSK-së thotë se mandati i tij është të “monitorojë, mbrojë dhe të mbrojë në mënyrë të pavarur” të drejtat themelore të të akuzuarve, ai nuk i ka kontaktuar avokatët e Hashim Thaçit as edhe një herë në 6 vjet. Në të kundërt, Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, ka kontaktuar në mënyrë aktive si pjesë e përpjekjeve të tij të monitorimit”, ka shkruar Misetic.