Victoria Beckham shkëlqen me stil në Paris
Victoria Beckham u shfaq tejet elegante me një fustan të zi klasik (LBD) gjatë një daljeje në Paris të enjten. Disenjatorja 52-vjeçare tregoi edhe një herë sensin e saj të spikatur të modës, duke veshur një fustan elegant nga koleksioni i saj dhe këpucë të zeza me taka të larta, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota…
ShowBiz
Victoria Beckham u shfaq tejet elegante me një fustan të zi klasik (LBD) gjatë një daljeje në Paris të enjten.
Disenjatorja 52-vjeçare tregoi edhe një herë sensin e saj të spikatur të modës, duke veshur një fustan elegant nga koleksioni i saj dhe këpucë të zeza me taka të larta, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.
Nëna e katër fëmijëve vuri në pah krahët dhe shpatullat e tonifikuara, ndërsa mbante me vete një çantë të madhe të bardhë Hermès Birkin.
Ndërkohë që Victoria shëtiste në kryeqytetin francez, djali i saj, Brooklyn, me të cilin thuhet se marrëdhëniet janë të ftohta, bëri një gjest me dy gishta dhe pranoi se bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, nuk i pëlqen stili i tij i veshjes. Ai ishte veshur me çizme Balenciaga me vlerë 715 paundë dhe mbante një tufë çelësash të varur në brez.
Brooklyn, 27 vjeç, i cili synon të ndërtojë një karrierë si kuzhinier, mund të jetë në marrëdhënie të tensionuara me babanë e tij të famshëm, David Beckham, por duket se ka trashëguar prej tij prirjen për zgjedhje të pazakonta në modë.
Ai i kombinoi çizmet e stilit “pantofla” me një palë xhinse, një bluzë jeshile, një kapele të zezë bejsbolli dhe syze dielli, ndërsa nga rripi i pantallonave i vareshin edhe çelësat.