E rëndë: Vdes këmbësori që u godit javën e kaluar nga një veturë në Pejë

Një këmbësor që ishte goditur nga një veturë në Pejë më 23 qershor ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar. Aksidenti kishte ndodhur më 23 qershor rreth orës 20:30, kur një i dyshuar, shtetas i Kosovës, duke drejtuar veturën e tij, dyshohet se kishte goditur këmbësorin. Më 2 korrik, mjekët…

Lajme

03/07/2026 09:36

Një këmbësor që ishte goditur nga një veturë në Pejë më 23 qershor ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar.

Aksidenti kishte ndodhur më 23 qershor rreth orës 20:30, kur një i dyshuar, shtetas i Kosovës, duke drejtuar veturën e tij, dyshohet se kishte goditur këmbësorin.

Më 2 korrik, mjekët kanë njoftuar policinë se viktima ka ndërruar jetë.

“Pejë 23.06.2026-20:30. Është raportuar se me datën e lartcekur i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën e tij dyshohet se kishte goditur këmbësorin-viktimën mashkull kosovare i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Me datë 02.07.2026 është raportuar nga mjekët kompetent se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”./Lajmi.net/