Gjendet një mjet i dyshuar në Bjeshkët e Junikut, intervenojnë FSK-ja dhe KFOR-i

Një mjet i dyshuar është gjetur në zonën e Bjeshkëve të Junikut. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar dje më 2 korrik rreth orës 14:00, pasi në një zonë pyjore është hasur një mjet i dyshuar, raporton lajmi.net Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë për deminim të FSK-së…

Lajme

03/07/2026 09:35

Një mjet i dyshuar është gjetur në zonën e Bjeshkëve të Junikut.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar dje më 2 korrik rreth orës 14:00, pasi në një zonë pyjore është hasur një mjet i dyshuar, raporton lajmi.net

Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë largimin e mjetit pa incidente.

“Bjeshkët e Junikut 02.07.2026-14:00. Është raportuar se në pyll është hasur një mjet i dyshuar. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it ka larguar mjetin pa incidente”./Lajmi.net/