Arrestohet një person në Pejë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, policia sekuestron pesë telefona
Një person është arrestuar në Pejë në kuadër të një hetimi për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Falsifikim i dokumentit” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”. Gjatë aksionit, Policia e Kosovës ka realizuar kontrolle në disa lokacione. Si rezultat, një i dyshuar është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje, raporton…
Lajme
Një person është arrestuar në Pejë në kuadër të një hetimi për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Falsifikim i dokumentit” dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.
Gjatë aksionit, Policia e Kosovës ka realizuar kontrolle në disa lokacione. Si rezultat, një i dyshuar është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje, raporton lajmi.net
“Lidhur me rastin janë kontrolluar disa lokacione si dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Po ashtu është intervistuar edhe i dyshuari tjetër mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Si provë materiale relevante për rastin janë sekuestruar 5 telefona mobil.”, thuhet në njoftimin e policisë./Lajmi.net/