Limaj për qumështoren “Vita”: Një qeveri që e ka seriozisht zhvillimin ekonomik nuk i mbyll fabrikat

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së përkohshme të qumështores “Vita”, duke e cilësuar këtë si një goditje për prodhimin vendor dhe ekonominë e Kosovës. Limaj tha se mbyllja e një kompanie të tillë prek jo vetëm biznesin, por edhe fermerët dhe punëtorët, transmeton lajmi.net. “Kur mbyllet një prodhues i këtij…

Lajme

02/07/2026 21:51

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së përkohshme të qumështores “Vita”, duke e cilësuar këtë si një goditje për prodhimin vendor dhe ekonominë e Kosovës.

Limaj tha se mbyllja e një kompanie të tillë prek jo vetëm biznesin, por edhe fermerët dhe punëtorët, transmeton lajmi.net.

“Kur mbyllet një prodhues i këtij niveli, nuk humbet vetëm një biznes. Goditen fermerët, humbin vendet e punës, dobësohet ekonomia dhe i hapet rruga produkteve të importit”, ka shkruar ai.

Ai kritikoi edhe qeverinë për qasjen ndaj sektorit privat.

“Bizneset nuk kanë nevojë për frikë, as për presione e ndëshkime të panevojshme. Inspektoratet duhet të zbatojnë ligjin, jo të përdoren për të dëmtuar ata që investojnë, prodhojnë dhe mbajnë në punë mijëra familje”, deklaroi Limaj.

Në fund, kreu i Nismës tha se një qeveri që synon zhvillimin ekonomik duhet të mbështesë prodhuesit vendorë.

“Një qeveri që e ka seriozisht zhvillimin ekonomik nuk i mbyll fabrikat. Ajo krijon kushte që ato të rriten, të punësojnë më shumë njerëz dhe të jenë më konkurruese”, u shpreh ai./lajmi.net/