QKUK: Katër të plagosur nga incidenti në Podujevë në gjendje të rëndë, por stabile
Katër persona të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë janë pranuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për Lajmi.net se të plagosurit janë të moshës së mesme dhe aktualisht po u nënshtrohen ekzaminimeve dhe trajtimit të nevojshëm mjekësor. Sipas tij,…
Lajme
Katër persona të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë janë pranuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për Lajmi.net se të plagosurit janë të moshës së mesme dhe aktualisht po u nënshtrohen ekzaminimeve dhe trajtimit të nevojshëm mjekësor.
Sipas tij, gjendja e tyre është serioze, por stabile.
“Katër të plagosur janë pranuar, të moshës së mesme. Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme. Për të katërtit gjendja është e rëndë, por stabile,” ka deklaruar Syla.
Mjekët po vazhdojnë monitorimin e tyre, ndërsa situata mbetet nën kujdes intensiv./Lajmi.net/