Policia jep detaje për të shtënat me armë në Podujevë: Tre persona të plagosur, po trajtohen në QKUK
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin me armë zjarri që ndodhi para pak minutash në Podujevë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Lajmi.net se rasti është raportuar rreth orës 13:30, ndërsa njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke…
Lajme
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin me armë zjarri që ndodhi para pak minutash në Podujevë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Lajmi.net se rasti është raportuar rreth orës 13:30, ndërsa njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, bazuar në informacionet fillestare, tre persona janë plagosur nga të shtënat dhe janë transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo-hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Pllana për Lajmi.net.