Xhuli tregon reagimin e nënës së saj kur ajo mori vesh lajmin për shtatzëninë me IVF
Ish-banorja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka publikuar mbrëmjen e së dielës episodin e parë të dokumentarit të saj personal, të titulluar “Eagle Queen”. Projekti sjell për herë të parë një anë krejtësisht intime të jetës së saj, duke dokumentuar rrugëtimin drejt mëmësisë dhe emocionet që po përjeton gjatë…
ShowBiz
Ish-banorja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka publikuar mbrëmjen e së dielës episodin e parë të dokumentarit të saj personal, të titulluar “Eagle Queen”.
Projekti sjell për herë të parë një anë krejtësisht intime të jetës së saj, duke dokumentuar rrugëtimin drejt mëmësisë dhe emocionet që po përjeton gjatë pritjes së ëmbël të binjakëve.
Në episodin e parë, Xhuli ka hapur zemrën para publikut, duke rrëfyer se ëndrra për t’u bërë nënë e ka shoqëruar që në fëmijëri. Ajo ndau edhe momentin prekës kur kuptoi se ishte shtatzënë, ndërsa kamerat kanë fiksuar çastin kur mban në duar testin pozitiv të shtatzënisë.
Një nga momentet më emocionuese të dokumentarit është vizita e saj e parë te mjeku, ku për herë të parë dëgjoi rrahjet e zemrës së binjakëve. Reagimi i saj i sinqertë dhe emocionet e forta e bëjnë këtë një nga skenat më të veçanta të episodit.
Po ashtu, Juliana ka ndarë me publikun edhe një moment shumë privat, atë të njoftimit të nënës së saj për shtatzëninë. Reagimi plot emocion i familjes dëshmon mbështetjen e madhe që ajo gëzon në këtë kapitull të ri të jetës.