Projeksionet e ASK-së: Popullsia e Kosovës plaket deri në vitin 2060
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të enjten raportin mbi projeksionet e popullsisë deri në vitin 2060 dhe profilet e komunave, ku parashihet se mosha mesatare e popullsisë në Kosovë do të rritet në 49 vjeç. Sipas profileve komunale, Prishtina mbetet komuna me popullsinë më urbane, ndërsa Dragashi komuna me popullsinë më rurale.…
Lajme
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të enjten raportin mbi projeksionet e popullsisë deri në vitin 2060 dhe profilet e komunave, ku parashihet se mosha mesatare e popullsisë në Kosovë do të rritet në 49 vjeç. Sipas profileve komunale, Prishtina mbetet komuna me popullsinë më urbane, ndërsa Dragashi komuna me popullsinë më rurale.
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Agon Batusha, tha se të dhënat statistikore janë thelbësore për hartimin e politikave dhe vendimmarrjen në nivel qendror e lokal.
Ai theksoi se puna e ASK-së do t’ua lehtësojë komunave planifikimin e shërbimeve për qytetarët dhe se është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
Eksperti Eduardo Jongstra tha se, analizat janë hartuar në mënyrë që të jenë të kuptueshme për vendimmarrësit lokalë, ndërsa ndryshimet në urbanizim dhe migrim kanë ndikuar në dallimet e evidentuara mes dy regjistrimeve.
Ndërkohë, eksperti Tomas Kucera theksoi se projeksionet e popullsisë janë instrument i rëndësishëm për planifikimin e zhvillimit, duke ndikuar në politikat për arsimin, shëndetësinë, mbrojtjen sociale, tregun e punës dhe infrastrukturën.
Drejtori ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, prezantoi rezultatet e projeksioneve të popullsisë deri në vitin 2060, ndërsa eksperti i GIS-it në ASK, Idriz Shala, paraqiti profilet statistikore të komunave, sipas të cilave Prishtina ka përqindjen më të lartë të popullsisë urbane, ndërsa Dragashi popullsinë më të madhe rurale.