Balla reagon pasi protestuesit sulmuan policin me gur: Kush ngre dorë ndaj tyre, ka ngritur dorë ndaj shtetit
Pas zhvillimeve në mëngjesin e sotëm në Shqipëri, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka ndarë në rrjetet sociale një foto të një polici të lënduar nga një gur që u qëllua sipas tij prej protestuesve para parlamentit. Në fotot shihet efektivi i policisë kur shoqërohet nga një koleg për të marrë ndihmë, pasi…
Lajme
Pas zhvillimeve në mëngjesin e sotëm në Shqipëri, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka ndarë në rrjetet sociale një foto të një polici të lënduar nga një gur që u qëllua sipas tij prej protestuesve para parlamentit.
Në fotot shihet efektivi i policisë kur shoqërohet nga një koleg për të marrë ndihmë, pasi është gjakosur.
“Ky punonjës policie i gjakosur nga gurët dhe dhuna e këtyre mbetjeve sociale dhe politike është apeli ulëritës për çdo shqiptar t’i dënojë dhe distancohet nga dhuna. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit. Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë në marrëdhënien, sjelljen dhe respektin ndaj punonjësve të policisë. Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj”, shkruan Balla.