Zyrtare: Liridon Latifi transferohet në Kazakistan te Kyzylzhar

Klubi nga Kazakistani, Kyzylzhar ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit shqiptar Liridon Latifi, i cili do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit kazak. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi në kanalet zyrtare, ku konfirmohet se palët kanë arritur marrëveshje për një kontratë me kohëzgjatje prej një viti e gjysmë. “Liridon…

Sport

02/07/2026 12:14

Klubi nga Kazakistani, Kyzylzhar ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit shqiptar Liridon Latifi, i cili do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit kazak.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi në kanalet zyrtare, ku konfirmohet se palët kanë arritur marrëveshje për një kontratë me kohëzgjatje prej një viti e gjysmë.