Në Klinë përurohet shtatorja e Ibrahim Rugovës, Haradinaj: Do t’i nderojmë përjetë ata që kontribuuan për lirinë e Kosovës

Në Klinë është përuruar shtatorja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në një ceremoni të mbajtur në prag të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka bërë të ditur Ramush Haradinaj nga Aleanca, përmes një postimi në Facebook, ku publikoi edhe fotografi nga ceremonia. Haradinaj tha se…

Lajme

02/07/2026 11:53

Në Klinë është përuruar shtatorja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në një ceremoni të mbajtur në prag të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ramush Haradinaj nga Aleanca, përmes një postimi në Facebook, ku publikoi edhe fotografi nga ceremonia.

Haradinaj tha se përurimi i shtatores së Rugovës është një nderim për figurën e presidentit historik dhe për të gjithë ata që kontribuuan në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Sot, në Klinë, në vigjilje të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Amerikës, nderuam Presidentin historik Ibrahim Rugova në përurimin e shtatores së tij. Brezave të tërë shqiptarëve që u angazhuan për lirinë dhe pavarësinë do t’i nderojmë përjetë, brez pas brezi”, ka shkruar Haradinaj.

Ai shprehu gjithashtu nderime për deputetët e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, për dëshmorët, martirët e kombit dhe të gjitha kategoritë që kontribuuan për lirinë e Kosovës.

“Nderime për të gjithë deputetët e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990. Nderime për Presidentin Ibrahim Rugova, për dëshmorët dhe martirët e kombit. Respekt për të gjitha kategoritë e lirisë”, ka shtuar Haradinaj. /Lajmi.net/