“Të pasigurta për të”, Gazetari serb: Vuçiq pret momentin e favorshëm për zgjedhje
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq për herë të parë po përballet me zgjedhje të pasigurta. Kështu vlerëson gazetari serb, Brank Çeçen, derisa shton se kjo është arsyeja pse Vuçiq po e ruan me kujdes momentin për shpalljen e datës së zgjedhjeve. Vuçiq ka deklaruar disa herë që do të japë dorëheqje, porse sipas Çeçen, ai do…
Lajme
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq për herë të parë po përballet me zgjedhje të pasigurta. Kështu vlerëson gazetari serb, Brank Çeçen, derisa shton se kjo është arsyeja pse Vuçiq po e ruan me kujdes momentin për shpalljen e datës së zgjedhjeve.
Vuçiq ka deklaruar disa herë që do të japë dorëheqje, porse sipas Çeçen, ai do të kujdeset që të njëjtat të shpallen në momentin më të favorshëm për të.
“Aleksandar Vuçiq nuk hyn në zgjedhje për të cilat nuk është plotësisht i bindur se do t’i fitojë – qoftë me mashtrim apo në mënyrë të ndershme”, thotë Çeçen. “Prandaj, kjo është një situatë shumë e vështirë për të. Megjithatë, duket se ai po përgatitet për zgjedhje, pasi ato duhet të mbahen sipas ligjit dhe Kushtetutës. Kjo ende nuk do të thotë se zgjedhjet do të mbahen vërtet, sepse po shohim se Kushtetuta dhe ligji po shkelen çdo ditë. Megjithatë, shpresoj se askujt nuk do t’i shkonte ndër mend të vendoste një diktaturë pa zgjedhje”, ka thënë ai për DW.