Vazhdojnë punimet në mbikalimin Grabanicë-Zajmë, devijohet përkohësisht komunikacioni

Qytetarët janë njoftuar për një devijim të përkohshëm të komunikacionit në aksin Grabanicë–Zajmë, për shkak të vazhdimit të punimeve për ndërtimin e mbikalimit. Sipas një njoftimi të publikuar nga kompania “Benita Company” ShPK, gjatë ditës së sotme qarkullimi i automjeteve do të zhvillohet përkohësisht përmes rrugës së re të ndërtuar, në mënyrë që të mundësohet…

Lajme

02/07/2026 11:09

Qytetarët janë njoftuar për një devijim të përkohshëm të komunikacionit në aksin Grabanicë–Zajmë, për shkak të vazhdimit të punimeve për ndërtimin e mbikalimit.

Sipas një njoftimi të publikuar nga kompania “Benita Company” ShPK, gjatë ditës së sotme qarkullimi i automjeteve do të zhvillohet përkohësisht përmes rrugës së re të ndërtuar, në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i punimeve në këtë projekt infrastrukturor.

“Për shkak të vazhdimit të punimeve në ndërtimin e mbikalimit Grabanicë-Zajmë, sot gjatë ditës komunikacioni do të devijohet përkohësisht në rrugën e re të ndërtuar”, thuhet në njoftim.

Kompania u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur, si dhe kufizimet e shpejtësisë.

Po ashtu, “Benita Company” ShPK ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve deri në përfundimin e punimeve. /Lajmi.net/