Besnik Osmani jep dorëheqje nga drejtimi i degës së LDK-së në Fushë Kosovë
Besnik Osmani ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Fushë Kosovë. Kështu ka konfirmuar asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës, Ali Topalli. “Është e vërtetë që ka dhënë dorëheqje z. Osmani. Arsyet janë rezultatet jo të mira zgjedhore në LDK dhe nevoja për zgjedhje të…
Lajme
Besnik Osmani ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Fushë Kosovë.
Kështu ka konfirmuar asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës, Ali Topalli.
“Është e vërtetë që ka dhënë dorëheqje z. Osmani. Arsyet janë rezultatet jo të mira zgjedhore në LDK dhe nevoja për zgjedhje të përgjithshme në LDK”, ka deklaruar Topalli.
Ndërsa deri më tani, Besnik Osmani nuk ka reaguar publikisht lidhur me dorëheqjen e tij. /Lajmi.net/