Sot i jepet lamtumira e fundit 26 vjeçarit që vdiq pasi u godit nga rrufeja në Suharekë

Fatlind Bajselmani, 26-vjeç, vdiq të mërkurën pasdite pas goditjes që pranoi nga rrufeja në një zonë malore pranë Suharekës. Familja Bajselmani njoftoi sot se varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten në ora 17:00, në varrezat e fshatit Maqitevë. Vdekjen e 26-vjeçarit, siç njoftoi sot Policia e Kosovës, e konstatoi në vendin e…

Lajme

02/07/2026 09:49

Fatlind Bajselmani, 26-vjeç, vdiq të mërkurën pasdite pas goditjes që pranoi nga rrufeja në një zonë malore pranë Suharekës.

Familja Bajselmani njoftoi sot se varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten në ora 17:00, në varrezat e fshatit Maqitevë.

Vdekjen e 26-vjeçarit, siç njoftoi sot Policia e Kosovës, e konstatoi në vendin e ngjarjes një ekip mjekësor i Qendrës Klinike Mjekësore në Suharekë.