Pas pesë vitesh në kërkim, vetëdorëzohet në polici shtetasi i Serbisë i dyshuar për një rast në Gjilan
Një person i dyshuar është vetëdorëzuar në polici lidhur me një rast të regjistruar në mars të vitit 2021 në fshatin Shillovë të Gjilanit. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 1 korrik 2026 është vetëdorëzuar i dyshuari, mashkull, shtetas i Serbisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje,…
Lajme
Një person i dyshuar është vetëdorëzuar në polici lidhur me një rast të regjistruar në mars të vitit 2021 në fshatin Shillovë të Gjilanit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 1 korrik 2026 është vetëdorëzuar i dyshuari, mashkull, shtetas i Serbisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa veprimet e mëtejme procedurale do të zhvillohen në koordinim me organet e drejtësisë. /Lajmi.net/