Tri ndeshje të zjarrta në Botëror
Botërori 2026 vazhdon sot me tri ndeshje të fazës eliminatore. Në program janë përballje mjaft interesante, me Spanjën, Portugalinë dhe Zvicrën që synojnë të vazhdojnë rrugëtimin në turne. Ndeshja e parë e ditës zhvillohet në ora 21:00, ku Spanja përballet me Austrinë në Los Anxhelos. Më pas, në ora 01:00 pas mesnate, Portugalia do të…
Sport
Botërori 2026 vazhdon sot me tri ndeshje të fazës eliminatore. Në program janë përballje mjaft interesante, me Spanjën, Portugalinë dhe Zvicrën që synojnë të vazhdojnë rrugëtimin në turne.
Ndeshja e parë e ditës zhvillohet në ora 21:00, ku Spanja përballet me Austrinë në Los Anxhelos. Më pas, në ora 01:00 pas mesnate, Portugalia do të sfidojë Kroacinë në Toronto, ndërsa programi mbyllet në ora 05:00 të mëngjesit të së premtes me duelin mes Zvicrës dhe Algjerisë në Vankuver.
Fituesit e këtyre tri përballjeve do t’u bashkohen skuadrave që tashmë kanë siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales, duke e kompletuar tablonë e dueleve të raundit të ardhshëm të Kampionatit Botëror.