Aksident mes dy automjeteve në Bellopojë të Istogut, lëndohen katër persona
Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 19:05 në Bellopojë të Istogut. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ndërkaq katër persona që ndodheshin në njërën nga veturat kanë pranuar tretman mjekësor. “Fsh. Bellopojë, Istog / 01.07.2026 – 19:05. Është raportuar se dy automjete janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, lëndime…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 19:05 në Bellopojë të Istogut.
Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ndërkaq katër persona që ndodheshin në njërën nga veturat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Fsh. Bellopojë, Istog / 01.07.2026 – 19:05. Është raportuar se dy automjete janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër persona që ndodheshin në njërën nga veturat dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/