E dhimbshme- 26 vjeçari vdes pas goditjes nga rrufeja në Suharekë
Një burrë raportohet të ketë vdekur dje në Suharekë. Policia e Kosoës po heton rastin, derisa dyshohet se deri tek vdekja erdhi si shkak i goditjes nga rrufeja. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. “Lidhur me rastin, vdekjen e viktimës mashkull kosovar i cili dyshohet se…
Lajme
Një burrë raportohet të ketë vdekur dje në Suharekë.
Policia e Kosoës po heton rastin, derisa dyshohet se deri tek vdekja erdhi si shkak i goditjes nga rrufeja.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Lidhur me rastin, vdekjen e viktimës mashkull kosovar i cili dyshohet se është goditur nga rrufeja e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë.”
Kurse zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka treguar në detaje për rastin e ndodhur dje ndërmjet bjeshkëve të fshatrave Bukosh dhe Delloc të Suharekës.
Ai ka bërë me dije se dje rreth orës 17:23, Emergjenca e Suharekës ka njoftuar policinë se afër vendit të quajtur “Guri i Dellocit” dyshohej se një person ishte goditur nga rrufeja.
“Menjëherë pas pranimit të njoftimit, patrulla policore e Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me hetuesit, është nisur drejt vendit të ngjarjes. Duke pasur parasysh se incidenti ka ndodhur në një zonë të thellë malore, qasja në vendngjarje ka qenë e vështirë”, ka deklaruar Bytyqi, duke dhënë detaje tjera.
“Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor i Emergjencës së Suharekës ka konstatuar vdekjen e viktimës, F.B., mashkull rreth 26 vjeç”, është shprehur ai./Lajmi.net/