SHBA mposht Bosnjë e Hercegovinën dhe kalon në 1/8 e finales së Botërorit
Amerika ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Bosnjë e Hercegovinën me rezultat 2:0 në ndeshjen e fazës së 1/16 së finales, të zhvilluar në Santa Clara. Pasi pjesa e parë u karakterizua nga raste të shumta dhe një gol i anuluar për Christian Pulisic, epërsia…
Sport
Amerika ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Bosnjë e Hercegovinën me rezultat 2:0 në ndeshjen e fazës së 1/16 së finales, të zhvilluar në Santa Clara.
Pasi pjesa e parë u karakterizua nga raste të shumta dhe një gol i anuluar për Christian Pulisic, epërsia erdhi në kohën shtesë të fraksionit të parë. Folarin Balogun realizoi për 1:0, duke shënuar golin e tij të tretë në këtë Botëror. Megjithatë, sulmuesi amerikan u përjashtua me karton të kuq në pjesën e dytë pas një ndërhyrjeje ndaj Tarik Muharemoviqit, duke e lënë ekipin e Mauricio Pochettinos me dhjetë lojtarë.
Pavarësisht inferioritetit numerik, amerikanët rezistuan ndaj presionit të Bosnjës dhe vulosën fitoren në minutën e 82-të, kur Malik Tillman realizoi një supergol nga goditja e lirë për rezultatin përfundimtar 2:0. Me këtë fitore, SHBA siguron përballjen me Belgjikën në fazën e 1/8 së finales, duke regjistruar njëkohësisht fitoren e parë në një ndeshje me eliminim direkt në Botëror pas 24 vitesh.