Largohet uji nga rruga në magjistralen Ferizaj-Gjilan, lirohet qarkullimi për mjete
Pas pakësimit të reshjeve të shiut dhe ndërhyrjes së Shërbimeve Emergjente, është bërë e mundur largimi i ujit nga rruga në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në fshatin Dardani. Sipas njoftimit të policisë, tashmë rruga është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve dhe trafiku tashmë po zhvillohet normalisht në të dy drejtimet. “Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin…
Lajme
Pas pakësimit të reshjeve të shiut dhe ndërhyrjes së Shërbimeve Emergjente, është bërë e mundur largimi i ujit nga rruga në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në fshatin Dardani.
Sipas njoftimit të policisë, tashmë rruga është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve dhe trafiku tashmë po zhvillohet normalisht në të dy drejtimet.
“Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë menaxhimit të kësaj situate, ndërsa apelojmë te shoferët e automjeteve të kenë kujdes në rrugën me lagështi”, u tha në njoftim.