Kuçi: E kemi një pushtet autoritar që po bëhet çdo ditë më i rrezikshëm

Natyra Kuçi, në DPT te Fidani e ka komentuar rezultatin zgjedhor të Partisë Socialdemokrate të 7 qershorit. Ajo në Klan Kosova u shpreh se aktualisht është një pushtet autoritar i cili dita ditës do të bëhet më i rrezikshëm. Kuçi pati kritika edhe për subjektet opozitare. “Po shihet edhe efekti që ka pasur te subjektet…

Lajme

01/07/2026 19:12

Natyra Kuçi, në DPT te Fidani e ka komentuar rezultatin zgjedhor të Partisë Socialdemokrate të 7 qershorit.

Ajo në Klan Kosova u shpreh se aktualisht është një pushtet autoritar i cili dita ditës do të bëhet më i rrezikshëm.

Kuçi pati kritika edhe për subjektet opozitare.

“Po shihet edhe efekti që ka pasur te subjektet opozitare. Këto subjekte opozitare, kur nuk e kanë gjetur shpjegimin për Kurtin kanë filluar ta lypin problemin tek njëri-tjetri, kanë filluar ta lypin “kokën e turkut”.