Ndahet nga jeta njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së në Prizren, Elbasan Shoshaj
Është ndarë nga jeta Elbasan Xhezair Shoshaj, njëri nga themeluesit e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rajonin e Prizrenit, veteran i luftës, veprimtar e patriot i përkushtuar, i cili jetën ia kushtoi lirisë dhe atdheut. Ngushëllime për vdekjen e veteranit ka shprehur kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj. Përmes një postimi në…
Lajme
Është ndarë nga jeta Elbasan Xhezair Shoshaj, njëri nga themeluesit e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rajonin e Prizrenit, veteran i luftës, veprimtar e patriot i përkushtuar, i cili jetën ia kushtoi lirisë dhe atdheut.
Ngushëllime për vdekjen e veteranit ka shprehur kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.
Përmes një postimi në Facebook, Totaj tha se “përveç kontributit të tij në luftë, ai shërbeu me përkushtim për shumë vite edhe si bashkëpunëtor i Komunës së Prizrenit, duke lënë gjurmë me profesionalizmin, korrektësinë dhe respektin që gëzonte te kolegët e qytetarët”.
“Në emrin tim dhe të Komunës së Prizrenit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shoshaj, bashkëluftëtarëve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan. Kujtimi dhe vepra e Elbasan Shoshajt do të mbeten përherë pjesë e historisë sonë dhe e mirënjohjes sonë”.