Vetaksident në Deçan, një person pëson lendime

Një person ka pësuar lëndime trupore sot në Deçan, si pasojë e një vetaksidenti. Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur në rrugën “Tahir Zemaj”. Kjo është konfirmuar nga Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. Rugova tha se i lënduar është dërguar për tretman në spitalin e Pejës. “Si pasojë e këtij vetaksidenti përveç…

Lajme

01/07/2026 17:01

Një person ka pësuar lëndime trupore sot në Deçan, si pasojë e një vetaksidenti.

Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur në rrugën “Tahir Zemaj”.

Kjo është konfirmuar nga Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Rugova tha se i lënduar është dërguar për tretman në spitalin e Pejës.

“Si pasojë e këtij vetaksidenti përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime trupore, e që i njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova.