Pas tragjedisë në Liqenin e Batllavës, familja e Lirim Ruhanit del me njoftim mortor

Familja e 25 vjeçarit Lirim Ruhani, që u gjet sot i pajetë në Liqenin e Batllavës, kanë dalë me njoftim mortor lidhur me rastin tragjik të djalit të tryre. Në njoftim thuhet se data dhe koha e varrimit do të bëhen të ditura me kohë. “Me dhimbje të madhe, familja Ruhani nga Prapashtica njofton familjarët,…

Lajme

01/07/2026 16:44

Familja e 25 vjeçarit Lirim Ruhani, që u gjet sot i pajetë në Liqenin e Batllavës, kanë dalë me njoftim mortor lidhur me rastin tragjik të djalit të tryre.

Në njoftim thuhet se data dhe koha e varrimit do të bëhen të ditura me kohë.

“Me dhimbje të madhe, familja Ruhani nga Prapashtica njofton familjarët, miqtë dhe të afërmit se më i dashuri ynë, Lirim Ruhani ka ndërruar jetë. Për datën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë, pas përfundimit të procedurave të nevojshme. Nga zemra falënderojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe të afërmit që po na qëndrojnë pranë në këto momente të rënda. Me pikëllim, Familja Ruhani – Prapashticë”, thuhet në njoftimin e familjes.