Murati pas aksionit ndaj importuesve të naftës: U godit një skemë e organizuar e mashtrimit dhe shmangies tatimore
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas aksionit të zhvilluar nga organet e rendit kundër një grupi të dyshuar për mashtrim dhe shmangie tatimore në sektorin e derivateve. Përmes një postimi në Facebook, Murati tha se pas një procesi të gjatë hetimor është goditur një skemë e organizuar e mashtrimit dhe shmangies…
Lajme
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas aksionit të zhvilluar nga organet e rendit kundër një grupi të dyshuar për mashtrim dhe shmangie tatimore në sektorin e derivateve.
Përmes një postimi në Facebook, Murati tha se pas një procesi të gjatë hetimor është goditur një skemë e organizuar e mashtrimit dhe shmangies tatimore.
“Pas një procesi të gjatë hetimor, organet e rendit sot kanë goditur një skemë të organizuar të mashtrimit dhe shmangjes tatimore”, ka shkruar Murati.
Ai theksoi se zhvillimi i ekonomisë kërkon konkurrencë të barabartë dhe zbatim të ligjit për të gjithë.
“Ekonomia zhvillohet atëherë kur të gjithë luajnë në fushë të barabartë e me rregulla të njëjta, kurse ata që shkelin rregullat dhe ligjet përgjigjen para drejtësisë”, ka shtuar ministri në detyrë.
Ndryshe, gjatë aksionit të zhvilluar sot nga Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës janë arrestuar nëntë persona, të dyshuar se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumente të rreme tatimore dhe duke kryer transaksione fiktive me derivate të naftës. /Lajmi.net/