Ekstradohet nga Kosova për në Gjermani një i kërkuar përmes INTERPOL-it për trafikim me narkotik
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka njoftuar se kanë ekstraduar nga Kosova për në Gjermani një shtetas gjerman. Gjermani me inicialet A.R, po kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Gjermanisë, për veprën penale “Trafikim me narkotik”. “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe pas…
Lajme
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka njoftuar se kanë ekstraduar nga Kosova për në Gjermani një shtetas gjerman.
Gjermani me inicialet A.R, po kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Gjermanisë, për veprën penale “Trafikim me narkotik”.
“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe pas bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane.”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: