Syla: Mërgata në Kroaci kërkoi organizimin e protestës së radhës për ish-krerët e UÇK-së
Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar protestën e radhës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë. Gazmend Syla i ftuar në emisionin “Kosova Today” tha se mërgata në Kroaci kishte shprehur vullnetin e një organizimi të një proteste të radhës. Ai tha se…
Lajme
Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar protestën e radhës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë.
Gazmend Syla i ftuar në emisionin “Kosova Today” tha se mërgata në Kroaci kishte shprehur vullnetin e një organizimi të një proteste të radhës.
Ai tha se mërgata ishin shumë aktive në protestat e kaluara si në Hagë, Strasbourg dhe Tiranë.
“Fillimisht kur e kemi organizuar protestën e parë në Kosovë e kemi pa që një aktivizim i madh i mërgatës sonë po ndodhë. Kemi pas rast që kanë ardhë njerëz edhe prej Kanade, prandaj duke e parë këtë aktivizim të madh për këtë kauzë kundër kësaj padrejtësie që po ndodhë në Gjykatën Speciale pothuajse gjatë tërë kohës e kemi mbajtur të informuar mërgatën tonë edhe kur kemi shkuar në Hagë, kanë qenë me numër tepër të madh edhe në Strasbourg dhe Tiranë. Ideja ishte që mërgatës sonë në Kroaci që edhe ata të organizojnë një protestë të bëhen pjesë bashkë me neve në organizimin e një proteste kundër kësaj padrejtësie që po ndodhë atje. Meqë ata kishin vullnetin ne ju thamë po”, tha ai.