Dalin pamjet e operacionit mbi dallaveret për naftë, momenti kur gjenden paratë e shumëçka tjetër
Nëntë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të gjerë kundër krimit të organizuar, të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me asistimin e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Sipas komunikatës së përbashkët të…
Lajme
Nëntë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të gjerë kundër krimit të organizuar, të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me asistimin e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Sipas komunikatës së përbashkët të institucioneve, bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë kryer kontrolle në 21 lokacione.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 15 mijë euro, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relevante për rastin. Po ashtu janë sekuestruar 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Të arrestuarit me inicialet F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M. dhe G.Q. dyshohen për veprat penale: shpëlarje parash, kontrabandim mallrash në bashkëkryerje, pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, dokumente të rreme lidhur me tatimin dhe shmangie nga tatimi.
Ky operacion është zhvilluar në kuadër të veprimeve procedurale hetimore. Pas grumbullimit të informacioneve dhe sigurimit të provave, është krijuar dyshimin e arsyeshëm se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumenteve të rreme lidhur me tatimet, si dhe duke realizuar shitje dhe transaksione fiktive të derivateve të naftës.
Përpos informacioneve, Policia ka publkaur edhe një video nga aksioni.
Në disa momente shihen zyrtarët policorë duke bastisur shtëpitë e lokalet e ndryshme. Po ashtu bëhen edhe kontrolle të disa zonave të tjera./Lajmi.net/