Ministrja Gërvalla: Nuk ka Republikë të fortë pa një drejtësi të fortë dhe funksionale

Në kuadër të vizitave në institucionet e drejtësisë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, vizitoi sot Gjykatën Themelore në Prishtinë – Degën në Drenas, ku u prit nga gjyqtari mbikëqyrës, Shefqet Baleci, si dhe nga gjyqtarët Diellza Lukaj dhe Arbër Beqiri. Gjatë takimit u diskutua për performancën e degës, ngarkesën me lëndë dhe masat…

Lajme

01/07/2026 14:37

Në kuadër të vizitave në institucionet e drejtësisë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, vizitoi sot Gjykatën Themelore në Prishtinë – Degën në Drenas, ku u prit nga gjyqtari mbikëqyrës, Shefqet Baleci, si dhe nga gjyqtarët Diellza Lukaj dhe Arbër Beqiri.

Gjatë takimit u diskutua për performancën e degës, ngarkesën me lëndë dhe masat që po ndërmerren për rritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve dhe zvogëlimin e numrit të lëndëve të pazgjidhura.

Në këtë kontekst, Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e një sistemi gjyqësor efikas, duke pasur parasysh se vonesat në administrimin e drejtësisë ndikojnë drejtpërdrejt në besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të shtetit.

Tutje, Ministrja Gërvalla tha se reforma në drejtësi, bashkëpunimi ndërinstitucional, transparenca dhe koordinimi i vazhdueshëm mbeten elemente kyçe për ndërtimin e një sistemi të drejtësisë që u shërben qytetarëve me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

“Nuk ka Republikë të fortë pa një drejtësi të fortë dhe funksionale që e mban shtetin në këmbë”, deklaroi Ministrja Gërvalla.