Pesë të vdekur nga zjarri në një ndërtesë banimi në Belgjikë
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një ndërtesë banimi në zonën Linkeroever të Antverpit, në Belgjikë. Sipas autoriteteve lokale, flakët shpërthyen në orët e para të mëngjesit, duke detyruar banorët të largoheshin me urgjencë nga ndërtesa. Disa prej tyre…
Bota
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një ndërtesë banimi në zonën Linkeroever të Antverpit, në Belgjikë.
Sipas autoriteteve lokale, flakët shpërthyen në orët e para të mëngjesit, duke detyruar banorët të largoheshin me urgjencë nga ndërtesa.
Disa prej tyre u panë duke tentuar të shpëtonin duke dalë në ballkone, ndërsa ekipet e zjarrfikësve ndërhynë për t’i evakuuar.
Operacioni i shpëtimit zgjati disa orë, ndërsa zjarri u vu nën kontroll pas një ndërhyrjeje intensive.
Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur dhe autoritetet belge kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.