Ky është 25-vjeçari Lirim Ruhani, trupi i të cilit u gjet në Liqenin e Batllavës
Pas 24 orësh kërkime intensive nga ekipet e kërkim-shpëtimit, është gjetur dhe nxjerrë nga ujërat e Liqenit të Batllavës trupi i pajetë i 25-vjeçarit Lirim Ruhani. Lajmin e kanë konfirmuar Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë të gjitha veprimet e…
Lajme
Pas 24 orësh kërkime intensive nga ekipet e kërkim-shpëtimit, është gjetur dhe nxjerrë nga ujërat e Liqenit të Batllavës trupi i pajetë i 25-vjeçarit Lirim Ruhani.
Lajmin e kanë konfirmuar Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, në koordinim me organet kompetente.
25-vjeçari ishte raportuar i zhdukur pasi kishte hyrë në ujërat e Liqenit të Batllavës. Gjatë 24 orëve të fundit, kërkimet u zhvilluan nga ekipet e Policisë së Kosovës, FSK-së dhe njësitë e specializuara të kërkim-shpëtimit.
Rasti do të trajtohet sipas procedurave ligjore. /Lajmi.net/