Haxhiu: Rritja e pagës minimale në 500 euro është hap i rëndësishëm për mirëqenien e punëtorëve
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur vendimin për rritjen e pagës minimale në 500 euro, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt vlerësimit më të drejtë të punës dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve. Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se çdo rritje që ndikon në përmirësimin e…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur vendimin për rritjen e pagës minimale në 500 euro, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt vlerësimit më të drejtë të punës dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se çdo rritje që ndikon në përmirësimin e jetës së punëtorëve është një zhvillim i mirëpritur.
“Janë punëtorët ata që mbajnë çdo ditë barrën e zhvillimit ekonomik dhe meritojnë paga më të drejta, si dhe kushte më të mira pune”, ka shkruar ajo.
Haxhiu ka theksuar se shpreson që ky vendim të shoqërohet me zbatim të plotë, mbikëqyrje serioze dhe angazhim të vazhdueshëm për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.
“Uroj që ky hap të pasohet me zbatim të plotë, mbikëqyrje serioze dhe përkushtim të vazhdueshëm për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në vendin tonë”, ka përfunduar ajo. /Lajmi.net/