Reagon BIK pas vrasjes së imamit në Dragash: Dënojmë këtë akt të rëndë kriminal, autori i këtij krimi të marr dënimin e merituar

Bashkësia Islame e Kosovës, ka reaguar pas vrasjes së imamit të fshatit Zlipotok të Dragashit, Gazmend Tahirhovcit. Ata kanë thënë se e kanë marrë lajmin me dhimbje të thellë dhe me shqetësim, shkruan lajmi.net. “Pavarësisht motiveve apo rrethanave të këtij rasti tragjik, askush nuk ka të drejtë ta privojë tjetrin nga jeta. Jeta e njeriut…

Lajme

01/07/2026 13:00

Bashkësia Islame e Kosovës, ka reaguar pas vrasjes së imamit të fshatit Zlipotok të Dragashit, Gazmend Tahirhovcit.

Ata kanë thënë se e kanë marrë lajmin me dhimbje të thellë dhe me shqetësim, shkruan lajmi.net.

“Pavarësisht motiveve apo rrethanave të këtij rasti tragjik, askush nuk ka të drejtë ta privojë tjetrin nga jeta. Jeta e njeriut është dhuratë e Zotit të Madhëruar dhe cenimi i saj përbën një nga krimet më të rënda, të dënuara si nga feja, ashtu edhe nga ligji. Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt të rëndë kriminal të kryer ndaj imamit Gazmend ef. Tahirhovci dhe kërkojmë nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që autori i këtij krimi të marrë dënimin e merituar në përputhje me ligjin dhe drejtësia të vihet në vend”, thuhet në reagim.

BIK ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, xhematit të tij dhe të gjithë besimtarëve dhe miqve që e kanë njohur dhe vlerësuar.

“Lusim Zotin e Madhëruar që familjes t’i japë sabër, forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë, ndërsa imamin Gazmend ef. Tahirhovci ta falë dhe ta marrë në mëshirën e Tij”, thuhet mes tjerash. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: